Ancelotti: Ne mund ta mposhtim Valencian

18:13 / 20.12.2012

Menaxheri i PSG-së, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ekipi i tij mund ta mposhtë Valenican në Ligën e Kampionëve, nëse ata luajnë lojën e tyre më të mirë.

 ”Ekipi më i rrezikshëm është Reali. Valencia ka disa probleme edhe pse ata kanë histori të mirë në këtë garë, por Valencia është më pak e rrezikshme se Reali. Sidoqoftë, ne duhet ti luajmë të dy ndeshjet mirë”.

”Objektivi ynë është që të shkojmë në çerek-finale. Nuk do të them që është një short i mirë, por thjesht është një short i Ligës së Kampionëve. Ne mund të fitojmë nëse luajmë lojën tonë më të mirë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.