Ancelotti: Nuk na intereson Lichtsteiner
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se klubi nuk është i interesuar në transferimin e mesfushorit Stephan Lichtsteiner nga Juventusi.
Klubi francez është lidhur me një transferim tjetër të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe në radar ishte mbrojtësi i krahut i Juventusit, por Ancelotti refuzon të konfirmojë planet e klubit.
“Nuk është e vërtetë se jemi të interesuar për Lichtsteiner. Ne nuk duam një mbrojtës të krahut të djathtë, por ne po kërkojmë një francez për atë rol”, ka thënë ‘Carlito’.