Ancelotti: Realit nuk i thuhet JO

9:43 / 12.02.2013

Trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, thotë se ai do ta kishte të vështirë të refuzojë një ofertë nga Reali i Madridit.

Ancelotti është lidhur me një zëvendësim të Jose Mourinhos te Reali, dhe po të kishte një ofertë, italiani nuk do të mendohej dy herë.

“Besoj se asnjë trajner në botë nuk do t’i thoshte ‘jo’ Madridit. Por, unë jam i lumtur te PSG. Kjo është ajo çfarë mund të them sot...”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.