Ancelotti: Sanchezit i pëlqen të simulojë

17:05 / 3.04.2013

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, ka thumbuar ashpër gjyqtarin e takimit, që sipas tij ra në grackën e Alexis Sanchez, i cili simuloi në penaltinë që e realizoi Xavi Hernandez.

 Kiliani u rrëzua në zonë në minutën e fundit për të nxjerrë një penalti dhe Ancelotti beson se ai ishte një simulim nga sulmuesi i Barcelonës.

“Alexis e kërkoi kontaktin me portierin, nuk ishte penalti. Ishte një dhuratë nga gjyqtari”.

“Ne e kemi përvojën nga Alexis Sanchez, pasi në miqësoren e gushtit ai po ashtu simuloi. Ne e njohim atë. Atij i pëlqen të simulojë. Nuk është ndonjë gjë e re”, ka potencuar Ancelotti, që lëvdoi lojën e ekipit të tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.