AO: Li dhe Azarenka në finale
Victoria Azarenka ka lënë prapa problemet me lëndimet për të mposhtur tinejxherin amerikane Sloane Stephens dhe për t’u kualifikuar në finalen e Australian Open, ku do të jetë përballë kinezes Li Na.Kampionia në fuqi e turneut u duk sikur lëndoi gjurin e majtë dhe pastaj brinjët, por megjithatë arriti të mposhtë amerikanen 19-vjeçare pa shumë vështirësi (6-1, 6-4).
Azarenka do të ketë dy ditë kohë të rikuperohet para finales përballë Li, e cila në gjysmëfinalen tjetër shkatërroi Maria Sharapovan.
Kinezja, e renditur e gjashta në botë, mposhti rusen e dytë në botë në dy sete (6-2, 6-2), për të arritur në finalen e dytë në Melbourne Park. Li ishte në finale edhe dy vite më parë, kur u mposht nga Kim Clijsters. /Telegrafi/