AO: Murray dhe Federer fitojnë me lehtësi

11:00 / 15.01.2013

Roger Federer dhe Andy Murray me lehtësi kanë kaluar sfidat e rundit të parë të turneut Australian Open.

Numri dy i botës mposhti francezin Benoit Paire në tre sete (6-2, 6-4, 6-1) për t’u kualifikuar në rundin e dytë të turneut të parë të madh të vitit në tenis. Zvicerani, i cili është në kërkim të titullit të 18-të Grand Slam, në xhiron e dytë do të përballet me fituesin e takimit Dudi Sela-Nikolay Davydenko.

Edhe numri i tre në botë, Murray, nuk e pati të vështirë në rundin e parë, duke mposhtur holandezin Robin Haase po në tre sete (6-3, 6-1, 6-3).

Britaniku 25-vjeçar, i cili është në kërkim të Grand Slamit të dytë radhazi pasi fitoi US Open vitin e kaluar, të parin në karrierën e tij, tash do të përballet me portugezin Joao Sousa, i cili mposhti australianin John-Patrick Smith. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.