AO: Murray në çerekfinale

11:25 / 21.01.2013

Andy Murray ka shijuar njërën prej fitoreve më të lehta në Grand Slam-e duke mposhtur Gilles Simon për të arritur në çerekfinale të Australian Open.

Britaniku fitoi në tre sete (6-3, 6-1, 6-3) ndaj francezit, i cili në rundin e mëparshëm bëri një betejë maratonike ndaj Gael Monfils gjatë të shtunës, për të arritur deri në 1/8-tën e finales, ku u eliminua nga Murray.

Tenisti i tretë në botë tash do të përballet me Jeremy Chardy për një vend në gjysmëfinale, pasi francezi mposhti italianin Andreas Seppi në katër sete (5-7, 6-3, 6-2, 6-2). /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.