Arabia Saudite të dërgojë femra në Olimpiadë

18:02 / 12.07.2012
Arabia Saudite është pajtuar që të dërgojë atletet femra në Lojërat Olimpike, Londra 2012, në tentim që të thyhet tabuja e dërgimit vetëm të meshkujve në ngjarjen më të madhe sportive të vitit.

Wodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani, që do të garojë në kategorinë mbi 78 kg në xhudo dhe tinejxherja Sarah Attar, do të jenë femrat e para nga Arabia Saudite që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, pasi bisedimet mes Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe zyrtarëve të lartë arab rezultuan me sukses.

Vendimi i marrë sot do të thotë se në ngjarjen që fillon më 27 gusht dhe mbaron më 12 gusht do të marrin pjesë atlete femra dhe meshkuj nga secili vend pjesmarrës.

Pjesëmarrja e femrave nëpër ngjarje sportive ka qenë një çështje që është diskutuar një kohë të gjatë në Arabinë Saudite, ku klerikët ua kanë ndaluar femrave një gjë të tillë, me pretekstin se nuk është në natyrën e tyre që të jenë sportiste. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
-
Europa League (finale) - 15 maj, e merkure - 21:05
-
Copa del Rey (finale) - 17 maj, e premte - 21:30
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
12:11 / 19.05.2013
Chris Brown dhe Karrueche Tran

Chris Brown u ribashkua me Karruechen?

Këngëtari amerikan, i cili nuk po arrin të rehatohet me lidhjet e tij të dashurisë, Chris Brown, duket se është ribashku...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.