Ardhja në Prishtinë, mision i pamundur – thotë KB Peja

10:03 / 18.05.2013

Bordi i klubit basketbollistik, KB Peja, ka dalë më një komunikatë për media për të reaguar ndaj incidentit të fundit që ndodhi në Prishtinë, ku është rrahur gazetari i Radio Dukagjinit, Ermal Panduri, nga tifozeria e kryeqytetit, Plisat.

Sipas deklaratës së Pandurit, grupi i tifozëve kishte hyrë në një kafiteri, duke e sulmuar atë dhe një mik të tij nga Prishtina, e duke ju shkaktuar lëndime trupore. Të dy të lënduarit janë lëshuar nga QKUK dhe vazhdojnë tretmanin në kushte shtëpiake. Me rastin po merret Policia e Kosovës.

Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e klubit të Pejës.

“Pas analizës së situatës të krijuar pas rrahjes së gazetarit Ermal Panduri, gazetar pranë Radio Dukagjinit, Bordi i Klubit të Basketbollit "PEJA" del me këtë komunikatë për media:

Pas konferencës për shtyp të cilën e mbajti KB S. Prishtina me 16.05.2013, e pas së cilës dolën edhe me deklaratë me shkrim, në të cilën faktet e dhëna pos aktit vandal, dhe shumë të shëmtuar për thyerjen e xhamave të autobusit, të cilën KB PEJA e ka dënuar rëndë me anë të reagimit për media, gjitha deklarimet tjera janë trillime fund e krye, trillime të cilat kanë ndikuar dhe frymëzuar grupin e tifozëve Plisat, të cilët me vonë dalin me deklaratë publike.

Në atë deklaratë pos kërcënimeve nga më të rëndat, shkohet aq larg sa donatori kryesor kërcënohet publikisht se do të përsëritet skenari i turpshëm i 2004-tës. Me rastin e rrahjes së Ermalit, i cili vije nga Peja, neve na është bere e ditur se ky skenar veç ka filluar të realizohet.

Shtrohet pyetja: A ka vërtet kushte qe ndeshja e së dielës të luhet në rrethana ku kërcënohet donatoret, kryesia si dhe lojtaret? Po të mbeteshin vetëm kërcënime verbale dhe deklarative nëpër media nuk do të ishte brengosëse, por realizimi i objektivit të parë të skenarit, sulmit ndaj një gazetari të radios e cila është pronë e donatorit tonë na bëjnë të mendojmë shumë seriozisht për sigurinë e jetës se zyrtareve, lojtareve si dhe stafit teknik.

Njoftojmë opinionin se ardhja e KB PEJES në Prishtinë është mision i pamundur dhe shume i rrezikshëm, edhe pse pasojat do të jenë shumë të rënda, ato duhet ti mbaje klubi i S. Prishtinës i cili edhe pas reagimit tonë dhe kërkesës për deklarata te matura nga te dyja palët vazhduan me deklarata nxitëse, shumë provokative dhe kërcënime të pandërprera.

Ju falënderojmë për CIVLIZIM DHE KULTURË të treguar këto dite, MODEL i cili definitivisht nuk duhet ndjekur”. 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.