Ardian Kozhani nënshkruan për Hajvalinë

13:29 / 10.01.2013

Mesfushori i qendrës Ardian Kozhani i është bashkuar skuadrës së Hajvalisë dhe ka filluar stërvitjet me skuadrën e re.

Kozhani më parë është paraqitur për kampionin në fuqi, Prishtinën, si dhe klubin nga Gjilani, Drita.

Mesfushori më tetë janar është paraqitur për herë të parë në stërvitje me skuadrën e tij të re. Me Kozhanin, Hajvalia vetëm se po i përforcon radhët e veta për të siguruar një pozitë sa më të mirë në tabelë gjatë stinorit pranveror./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.