Arsenali eliminohet nga Kupa FA

17:53 / 16.02.2013

Blackburn Rovers është kualifikuar në çerekfinale (raundin e gjashtë) të Kupës FA, pasi e ka mposhtur Arsenalin para tifozëve londinezë.

Në takimin e zhvilluar në Emirates, skuadra që bën gara në ligën Championship shënoi vetëm një gol, i cili mjaftoi për të vazhduar tutje.

Një top i mbrojtur nga Szczesny shkoi te këmbët e Kazim-Richards, i cili arriti ta dërgojë në portë (72’).

Në minutat e mbetura të lojës, vendasit nuk arritën që së paku të siguronin përsëritjen e ndeshjes dhe në këtë mënyrë u përjashtuan nga FA Cup. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.