Arsenali pas Julio Cesar

15:01 / 23.04.2013

Arsenali raportohet se ia ka vënë syrin portierit të QPR, Julio Cesar.

Mediat anglez shkruajnë se braziliani është i lumtur me jetën në kryeqytetin britanik, por dëshiron të luajë në Ligën Premier.

Me Rangers që janë drejt rënies nga elita e futbollit anglez, 33-vjeçari sipas gjasave do të largohet, me Robert Green që pritet të jetë në gol kur skuadra të bie në kategorinë e dytë, Championship.

Kjo ka larmuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, i cili dëshiron një portier me përvojë në mes të shtyllave.

Wenger shpresonte të transferojë portierin e Barcelonës, Victor Valdes, por gjiganti spanjoll nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.