As Dobbins as Mitchell nuk do ta zëvendësojnë Garnettin

13:00 / 7.02.2013

Peja ende vazhdon ta kërkojë zëvendësuesin e të larguarit Chris Garnett. Skuadra lidere e pjesës pranverore në BKT Superligë, dështoi në tentimin për t’i transferuar amerikanët Justin Dobbins dhe Dustin Mitchell.

Kryetari i klubit të basketbollit Peja, Art Gashi, ka bërë të ditur se nuk ka arritur marrëveshje me ndonjërin nga dy basketbollistët amerikanë, Justin Dobbinsin e Dustin Mitchellin. Ai tha se Dobbinsin nuk e ka lëshuar skuadra, derisa Mitchelli është lënduar.

"Nuk arritëm të merremi vesh me asnjërin prej basketbollistëve. Në fakt klubi nuk e lëshoi Dobbinin, derisa Mitchelli u lëndua. Do të kërkojmë lojtar tjetër", ka thënë Gashi për Kohën Ditore.

Këta lojtarë kishin luajtur edhe më parë në basketbollin kosovar, kështu që kjo ishte arsyeja që i kishte shtyrë drejtuesit e klubit verdh e zi të tentojnë ta transferojnë ndonjërin prej tyre. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.