Atletico mbetet prapa

23:11 / 27.01.2013

Atletico Madridi ka pësuar humbje prej 3-0 si mysafir i Athletic Bilbaos për të mbetur prapa në garën për titullin e La Ligas.

Fraksioni i parë i takimit të zhvilluar në Estadio San Mames, kaloi pa prekjen e rrjetave.

Pesë minuta brenda gjysmës së dytë, San Jose çoi në këmbë tifozët vendas (50’).

Susaeta (77’) dhe Oscar De Marcos (84’) u përkujdesën për vulosjen e fitores.

Atletico Madridi mbetet 11 pikë prapa liderit Barcelona dhe ka katër pikë më shumë se Real Madridi që gjendet në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.