AVB: Jemi nën presion të Mourinhos
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ua ka tërhequr vërejtjen të gjithë menaxherëve të Ligës Premier, se vendet e tyre të punës janë të rrezikuara pas pohimeve të Jose Mourinhos se ai do të rikthehet në futbollin anglez.“Për momentin, nuk ka shumë garanci në këtë klub – ne punojmë në baza javore. Dhe menaxheri i Real Madridit momentalisht nuk është i lirë”.
“Ai është i lidhur me klubin më të mirë në botë. Dhe gjëja e vetme që mund të them është se kam jetuar me filozofinë e Mourinhos dhe e di se shumë klube kanë trokitur në dyert tona për të na angazhuar”.
“Kështu që dimensioni i Mourinhos si trajneri më i mirë në botë sigurisht se e bën atë atraktiv për çdo klub”, ka thënë Villas Boas. /Telegrafi/