Bale lëndohet, do të mungojë dy javë

23:20 / 1.12.2012

Andre Villas-Boas ka zbuluar pas ndeshjes për mediat angleze se uellsiani, Gareth Bale, ka pësuar një lëndim në kofshë.

Në fitoren e Tottenhamit prej 3-0 kundër Fulhamit, Bale e pësoi një lëndim gjatë një momenti të lojës kur ai vrapoi për ta zënë një pasim të Vertonghen dhe goditi menjëherë portën.

Kjo ndodhi gjatë pjesës së parë pasi në pjesën e dytë Bale u zëvendësua nga Gylfi Sigurdsson.

Ndërsa trajneri i tij ka thënë se ky lëndim mund të zgjasë një deri në dy javë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.