Bale: Ronaldo më i miri në botë
Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, ka deklaruar se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë.Portugezi mbrëmë shënoi hat-trick ndaj Celta Vigos në ndeshjen e Kupës, dy ditë pasi dështoi në garën për trofeun më prestigjioz individual, Topin e Artë.
“Edhe një hat-trick për Ronaldon! Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë për momentin #ballondor2013 :p", ka shkruar Bale në Twitter pas fitores 4-0 të Realit. /Telegrafi/