Balotelli nuk bën për Juven

20:51 / 28.12.2012

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, nuk mendon se sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, e ka disiplinën e nevojshme që të bartë fanellën bardhezi.

Sulmuesi italian pritet të largohet nga kampioni i Anglisë, ndërsa Zonja e Vjetër është një nga destinacionet e përfolura.

“Këtu, ne kemi rregulla. Ai ka talent të madh, por nuk jam i sigurt nëse do të jetë në gjendje që të ndryshojë këtu”.

“Nuk mendoj se kemi para për një sulmues. Karim Benzema është një futbollist që më ka pëlqyer edhe para se të shkonte te Real Madridi – ai ma kujton Ronaldon e parë (brazilianin)”, ka theksuar 26-vjeçari për Il Messaggero. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.