Balotelli nuk luan ndaj Lazios
Sulmuesi italian, Mario Balotelli, nuk do të luajë ndaj Lazios të shtunën mbrëma për shkak të problemeve fizike. Ish-sulmuesi i Interit është pritur që të jetë në vijën e parë të frontit sulmues Rossoner në ndeshjen kruciale për vend të tretë ndaj Lazios, ndërsa kjo vetëm sa i shkakton kokëdhimbje edhe më të mëdha Massimiliano Allegrit.
“Balotelli nuk do të luajë për shkak të një gërvishje të tibias. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli deri të shtunën, atëherë ai sigurt do të mungojë ndaj Lazios”, është shprehur Allegri. /Telegrafi/