Banega: Reali po ndikon te gjyqtarët

21:10 / 18.01.2013

Mesfushori i Valencias, Ever Banega, beson se Real Madridi po tenton që të vë nën presion gjyqtarët kur ekipet po përballen njëra me tjetrën.

“Gjithmonë është tregimi i njëjtë, ka ekipe si Real Madridi që vazhdimisht flasin për gjyqtarët gjatë javës”.

“Dhe kështu, kur zhvillohet ndeshja bëhet vështirë. Imazhet janë për të gjithë që t’i shohin, por ne jemi të fokusuar për ndeshjet e ardhshme. Ne do t’i mposhtim në Mestalla”, ka potencuar Banega.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.