Barca pa Vilanovan deri në fund të marsit

1:48 / 3.02.2013

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, nuk do ta kryejë punën e tij deri në fund të muajit mars, për shkak të mjekimit në Shtetet e Bashkuara.

Pas ndërhyrjes kirurgjike për largimin e një tumori në gjëndrën pranëveshore (në muajin dhjetor), strategu spanjoll është në fazën e dytë të mjekimit (me hemoterapi dhe rrezatim), të cilën është duke e realizuar në SHBA.

Është pritur që 44-vjeçari të udhëtojë shpesh nga Spanja në Amerikë dhe ndërkohë ta drejtojë Barcelonën, mirëpo mjekët amerikanë kanë thënë se qëndrimi i kohëpaskohshëm në SHBA nuk i shërben mjekimit të plotë të tij.

Asistent-trajneri Jordi Roura do ta udhëheqë skuadrën deri në kthimin e Vilanovas. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.