Barca sigurt drejt titullit – Messi vazhdon me rekorde

22:50 / 17.03.2013
Barcelona ka regjistruar fitore rutinore përballë Rayo Vallecanos. Takimi i zhvilluar në Camp Nou përfundoi me rezultat 3-1 në favor të ekipit vendas.

Të dyja skuadrat e nisën mirë takimin duke krijuar raste që me kalimin e minutave bëheshin gjithnjë e më të shpeshta nga katalunasit. Përmendim goditjen e shtyllës nga Leo Messi dhe një moment i dyshimtë penaltie për mysafirët.

Pas një kundërsulmi në minutën e 25-të, Iniesta pasoi te Messi, i cili shkoi në drejtim të zonës dhe asistoi te David Villa. Spanjolli bëri që tifozët ta thërrasin emrin e tij.

Pa përfunduar pjesa e parë (40’), Villa ia ktheu favorin argjentinasit. Kësaj radhe ishte Iniesta-Villa-Messi. Kjo ishte ndeshja e 18-të radhazi në të cilën 25-vjeçari shënon.

Në pjesën e dytë (57’), Messi shënoi golin e 42-të këtë sezon në 28 ndeshje në La Liga. Që do të thotë, mesatarisht, 1.5 gola për ndeshje – një shifër mahnitëse.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Raul Tamudo, pas asistimit të Pitit (70’).

Diferenca me përcjellësin e parë, Real Madrid, mbetet 13 pikë dhe Barcelona po shkon me bindje të plotë drejt ngritjes së trofeut të Kampionatit spanjoll këtë edicion. /Telegrafi/



Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
-
Europa League (finale) - 15 maj, e merkure - 21:05
-
Copa del Rey (finale) - 17 maj, e premte - 21:30
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.