Barzagli: Kam frikë nga Milito
Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, ka pranuar se ai nuk është duke e pritur edhe aq mirë faktin që të shtunën do të ketë punë me Diego Militon në derbin e madh të Italisë ndaj Interit.
Interi i ka fituar tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe me argjentinasin që ka shënuar pesë gola në dhjetë ndeshje këtë sezon, është Barzagli ai që ia ka frikën Militos.
“Kam frikë nga Diego Milito. Ai është sulmues i kompletuar, një prej më të mirëve në Europë. Ai nuk humb raste”.
“Interi është tepër i rrezikshëm. Stramacioni është trajner i mirë dhe mendoj se është mirë që është i ri dhe me ide të reja. Nuk mendoj se ndeshja është vendimtare. Nerazzurët janë kandidatë për titull, ata kanë grup që beson”.
“Ne do të tentojmë të mbajmë këmbët në tokë, pasi për të gjithë ka qenë start i vështirë, sidomos në Ligën e Kampionëve. Shpresojmë që të dominojmë dhe ta fitojmë ndeshjen”, është shprehur Barzagli për Sky Sport./Telegrafi/