Bashkimi i kthehet fitores

22:11 / 15.12.2012

Pas humbjeve nga Peja dhe Sigal Prishtina, skuadra Sigkos Bashkimi ka triumfuar në derbin e tretë që e luajti brenda një jave.

Ekipi nga Prizreni regjistroi fitore prej 72-61 kundër Trepçës në kuadër të xhiros së 13-të të BKT Superligës.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi pozicionohet në vend të tretë me 21 pikë, dy më pak se Peja në vend të dytë dhe katër më pak se lideri, Prishtina.

Më herët, Sigal Prishtina ka regjistruar fitore të lartë prej 104-49 në shtëpi të Vëllaznimit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.