Bayern konfirmon: Gotze është bavarez

14:49 / 23.04.2013

Bayern Munich ka zbuluar në faqen zyrtare të klubit se ata kanë siguruar shërbimet e Mario Gotze nga Borussia Dortmund.

20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2016, por kampionët e rinj të Bundesligës e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të paguajnë 37 milionë euro, sa shkruhet në klauzolën blerëse të lojtarit.

“Bayern Munich konfirmon se klubi ka arritur marrëveshje me Mario Gotze para transferimit të 1 korrikut, 2013. Bayerni është i gatshëm ta paguajë klauzolën blerëse të arritur në mes të Borussia Dortmund dhe Mario Gotze”.
“Bayern kishte synuar ta informojë Dortmundin për transferimin pas ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit”, shkruhet në deklaratën zyrtare të skuadrës bavareze. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.