Bayerni, 40 milionë për Martinez
Drejtori i Bayernit të Munichut, Matthias Sammer, beson se shuma prej 40 milionë eurosh për mesfushorin e Athletic Bilbaos është çmenduri, por është në dijeni se klubet duhet të paguajnë për të qenë kompetitive.
Bavarezët që dy sezone janë pa trofe dhe me përforcimet e bëra konsiderohen favoritë, megjithëse Sammer ka aluduar se mund të vijnë emra të rinj.
“Tani për tani, ne nuk po çmendemi. Por, nëse duam të kemi sukses në fushë, atëherë duhet të çmendemi në treg”, ka theksuar Sammer.