Bayerni shijon humbjen

19:33 / 28.10.2012
Është dashur të zhvillohet java e nëntë në Bundesliga që Bayern Munichu të regjistrojë rezultat tjetër pos fitores. Bayer Leverkuseni ia ka shkaktuar humbjen e parë liderit të Kampionatit gjerman edhe atë në Allianz Arena.

Pas një kundërsulmi të mysafirëve në fund të pjesës së parë (42’), Andre Schurrle pasoi në drejtim të Stefan Kiessling, i cili shënoi për epërsinë e Leverkusenit.

Vetëm në minutën e 77-të, vendasit arritën që ta shënonin golin e barazimit. Claudio Pizarro dërgoi një top drejt Mario Mandzukic dhe kroati shënoi me kokë.

Për humbjen e parë sezonale të bavarezëve në Bundesliga u përkujdes Sidney Sam, ndërsa topi preku edhe Boatengun (87’).

Bayern Munichu do të vazhdojë kryesimin në tabelë me 24 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni ngjitet në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Borussia Dormundin që gjendet një vend më lartë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

ESBI kërkon shpërblim nga KEK-u

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.