Beckenbauer: Bayerni më sfidues për Guardiolën se Chelsea

22:03 / 29.01.2013

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, beson se Pep Guardiola zgjodhi Bayernin e Munichut në vend të Chelseat për shkak se Bundesliga përfaqëson sfidë interesante për të.

“Unë kam shumë respekt për vendimin e tij. Bayerni është sfidë më e madhe për të se sa një ekip ordiner si Chelsea”.

“Ne nuk kemi dikë si Abramovich. Ne duhet të jemi të vëmendshëm për transferet që bëjmë. Guardiola duhet ta përmirësojë ekipin. Në mënyrë të vazhdueshme duhet që të bëjmë presion, ai do të na mësojë kundërsulmet e shpejta. Në këto aspekte, Dortmundi më shumë i ngjan Barcelonës se sa Bayerni”, ka deklaruar ‘Der Kaiser’ për Bild.

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.