Beckenbauer do të kishte dashur një short më të lehtë
Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka pranuar se Bayern Munichut i ka rënë një short i vështirë pasi do të ketë punë me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.“Është një short i vështirë. Është 50-50, megjithëse nuk është gjë e mirë që Bayerni e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi”.
“Kushdo që e udhëheq ligën italiane me nëntë pikë avantazh, padyshim që di të luajë futboll”.
“Malaga ose Galatasaray do të kishin qenë më të menaxhueshme, por shorti nuk bëhet me kërkesë”, ka deklaruar ‘perandori’ për Sky Sport Deutschland.
Kujtojmë që herën e fundit kur këto dy skuadra u ndeshën në Ligën e Kampionëve (2009), bavarezët i turpëruan bardhezinjtë në Torino me rezultat 4-1. /Telegrafi/