Beckenbauer: Zidane nuk është për trajner klubi

20:49 / 15.01.2013

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, mendon se Zinedine Zidane do të ishte një trajner i suksesshëm në rast se do të drejtonte ndonjë përfaqësuese.

“Duke e njohur Zidane, unë e shoh më shumë si një trajner përfaqësueseje sesa si trajner klubi”.

“Në atë rast (te përfaqësueset) do të kishte më pak presion dhe do të reflektonte më mirë personalitetin e tij, sepse ai është dikush që nuk flet shumë”, ka thënë Beckenbauer për France Football. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.