Beckham e sheh Kakan si zëvendësim të tij

10:33 / 4.12.2012

Ylli në largim i Los Angeles Galaxy, David Beckham, mendon se ylli i Real Madridit, Kaka, do të ishte një zëvendësim ideal i tij te skuadra amerikane.

Kaka është lidhur me një kalim në kampionatin amerikan, MLS, ku vëllai i tij Digao është duke luajtur te New York Red Bulls.

“Mendoj se shumica e klubeve do ta dëshironin Kaka të vijë në ekipin e tyre. Është e qartë se unë kam kaluar shumë kohë me të kur isha te Milani dhe është e qartë se ai është një talent i madh”.

“Mund të jetë e pa respekt të flas për ardhjen e tij këtu kur ai ende ka kontratë. Ai është një person i shkëlqyeshëm. Sigurisht nëse ka një shans të lehtë për ta sjellë atë te Galaxy, jam i sigurt se pronarët do të bënin gjithçka të mundshme”, ka thënë Beckham. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.