Beckham kërkohet nga Al Sadd

9:41 / 10.12.2012

Klubi nga Katari, Al-Sadd, raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin anglez David Beckham.

Anglezi së fundi i dha fund karrierës së tij me Los Angles Galaxy dhe tash është duke menduar stacionin e tij të ardhshëm të karrierës.

Daily Mirror raporton se Al-Sadd do t’i ofrojë ish-yllit të Manchester United para të majme për t’u zhvendosur në Doha ku ai do të mund të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Real Madridit, Raul.

Beckham është lidhur me një varg klubesh javëve të fundit, përfshirë skuadrat franceze Paris Saint-Germain dhe Monaco, si dhe disa klube australiane. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.