Behrami flet për skandalin e kurdisjeve
Mesfushori kosovar i Napolit, Valon Behrami, ka komentuar skandalin e kurdisjeve që ka kapluar futbollin italian dhe skuadrën e tij, Napolin.“Ato janë gjëra që mund t’i lëndojnë ata që kanë personalitet të duhur, por gjithashtu mund t’i bëjë ata më të fuqishëm. Është e mjaftueshme të shikosh skuadrat që janë dënuar dhe të cilat kanë pasur një start shumë të mirë të këtij stinori”.
“Grupi ynë i lojtarëve ka një personalitet të mrekullueshëm dhe ne nuk duam të shpërqendrohemi me gjëra të tjera”, është shprehur Valoni për Corriere dello Sport./Telegrafi/