Bendtner: Arsenali ka pranuar pesë oferta për mua

18:27 / 12.06.2013

Sulmuesi danez, Nicklas Bendtner, ka thënë se pesë klube i kanë bërë oferta Arsenalit për shërbimet e tij.

“Arsenali ka marrëveshje me pesë klube, ndërsa tani më takon mua që të vendos (se ku do të shkoj). Do ta marr atë vendim brenda 14 ditësh. Të gjithë janë klube të mira. Është një vendim shumë i rëndësishëm me të cilin përballem”.

“Duhet të shkoj ku më dëshirojnë. Si futbollist, vetëm një gjë mund të të bëjë të lumtur: minutazhi i lojës”, ka deklaruar 25-vjeçari për Ekstra Bladet.

Në sezonin e kaluar, Bendtner ishte i huazuar te Juventusi, ndërsa besohet se Borussia Monchengladbachu, Eintracht Frankfurti dhe Besiktasi, janë ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.