Bendtner nuk luan më për Juven

9:33 / 26.03.2013

Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, nuk do të luajë më për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte.

Danezi është i huazuar te Juventusi deri në fund të sezonit dhe është duke u rikuperuar nga lëndimi në ijë.

Por, Gazzetta dello Sport shkruan se Conte nuk do ta mendojë zgjidhjen e Bendtner edhe kur ai të rikthehet nga lëndimi, pasi është ndarë i zhgënjyer pas arrestimit të tij në Danimarkë për vozitje në gjendje të dehur.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.