Benitez: Arsenali, rival më ndryshe

20:01 / 18.01.2013

Menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez, beson se synimet e Arsenalit për të sulmuar ekipin e tij do t’i përshtaten kur të zhvillohet ndeshja të dielën në Stamford Bridge.

“Gjëja kryesore është të mbesim të qetë, duke tentuar të shkojmë përpara në mënyrë të duhur dhe kështu nuk do t’i ndihmojmë ekipeve tjera të realizojnë në portën tonë”.

“Arsenali është top ekip, por ata nuk do të qëndrojnë në mbrojtje, prandaj do të jetë ndeshje ndryshe, ndeshje të cilën mund ta fitojmë më lehtë se derbit tjerë”, është shprehur Benitez.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.