Benitez: Do të fitoj zemrat e tifozëve të Chelseat

13:32 / 26.12.2012

Menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez, ka deklaruar se është vetëm çështje kohe kur ai do të fitojë zemrat e tifozëve të klubit londinez, Chelsea.

 “Unë kam thënë në fillim se gjithmonë do të jem i njëjtë – do të tentoj të bëj punën më të mirë me lojtarët e mi”.

“Unë do të kërkoj të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë ndeshjet me atë lojë. Dhe jam i sigurtë se tifozëve do t’u pëlqejë kjo dhe mendoj se së bashku do të mund të fitojmë shumë. Kështu, është çështje kohe kur ata do të më dashurojnë”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.