Benitez i ngazëllyer me fitoren ndaj Sparta Pragës

9:43 / 15.02.2013

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ishte i kënaqur me fitoren 1-0 në Europa League ndaj Sparta Pragës.

“Ne filluam vërtet mirë, në 20 minuta ne ishim në kontroll dhe kishim disa shanse. Pas kësaj ata bënin presion dhe ne kishim disa probleme në mbrojtje. Në aspektin individual mbrojtësit bënë punë të shkëlqyeshme, por si ekip kishim ca probleme”.

“Ne ndryshuam disa gjëra në pauzë dhe kishim më shumë kontroll, përqendrim, dhe intensiteti ishte më i mirë. 18 tentime në gol në udhëtim, nuk është keq, por ne duhet të jemi më klinikë në sulm”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.