Benitez: Nuk është fajtor vetëm Torresi

19:07 / 1.12.2012

Trajneri i Chelseat, Rafa Benitez, ka refuzuar ta fajësojë Fernando Torresin për humbjen prej 3-1 ndaj West Hamit në Upton Park. Strategu spanjoll thotë se Torres nuk është fajtori i vetëm për mosefikasitetin e skuadrës në fazën ofensive.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Juan Matas, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin duke shënuar tri herë.

“Të gjithë e dinë se futbolli është një lojë me dy pjesë. Në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë dy ose tre gola”.

“”Duhet t’i shfrytëzosh rastet, sepse kur nuk i shfrytëzon, gjithçka mund të ndryshojë dhe pikërisht kjo ndodhi”.

“E gjithë skuadra humbi raste, edhe lojtarët tjerë huqën – jo vetëm Fernando”, u ka thënë Benitez gazetarëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.