Benitez: Torres nuk ka frikë nga Ba

13:01 / 5.01.2013

Bosi i Chelseat, Rafael Benitz, thotë se Fernando Torres nuk ndihet i rrezikuar nga transferimi i sulmuesit të Neëcastle, Demba Ba.

 Benitez thotë se Torres është i ngazëllyer që mund të pushojë pasi tashmë ka luajtur 31 ndeshje.

“Fernando Torres mund të jetë i gëzuar që po vijnë lojtarë të mirë sepse do të thotë se mund të fitojmë ndeshjet më lehtë. Unë kam biseduar me të javë më parë dhe ai tha se kemi nevojë për njerëz. Ne e dimë se ai po luan shumë ndeshje, por ne nuk kemi mundur ta lëmë në pankinë sepse nuk kemi pasur opsione në sulm”.

“Me Daniel Sturridge që po largohet, Fernando ishte sulmuesi i vetëm i ekipit dhe ishte problem i madh. Kështu, Demba Ba është opsion i mirë për ne sepse unë mund t’i menaxhoj që të dy për të mirën e të dyve”, është shprehur Benitez. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.