Benzema: Nuk e merituam disfatën

10:31 / 27.03.2013

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, ka thënë se skuadra e tij nuk meritoi të mposhtet në takimin e mbrëmshëm kualifikues për Botërorin 2014 ndaj Spanjës.

Kampioni i Evropës dhe Botës fitoi me rezultat 1-0 në Stade de France falë një goli të shënuar nga ylli i Barcelonës, Pedro Rodriguez. Paul Pogba më pas u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë vendasit ta mbyllin takimin me 10 lojtarë.

“Ne të gjithë jemi të zhgënjyer. Nëse shikoni në gjithë ndeshjen, ne nuk merituam të humbim. Ne bëmë një gabim dhe paguam për të”, ka thën Benzema për TF1. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.