Bilbao refuzon ofertën e Juves për Llorenten
Athletic Bilbao ka shkatërruar planet e Juventusit për të transferuar në janar sulmuesin, Fernando Llorente, duke refuzuar ofertën përfundimtare të Bianconerëve. Juventusi bëri një ofertë prej 4 milionë eurosh dhe 300 mijë euro bonus në rast se e fiton titullin, por Bilbao ka refuzuar edhe një herë ofertën e Juventusit.
Vet Llorente ka arritur marrëveshje me Juventusin për 4 milionë euro në sezon dhe në rast se nuk transferohet në janar, atëeherë ai do të kalojë në parametra zero te Juve gjatë verës. /Telegrafi/