Bisedimet për Llorenten kanë përparuar, thotë Marotta

23:25 / 19.01.2013

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka pranuar se Bianconerët janë në negociata për transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Fernando Llorente.

Ndërkohë që mediat raportuan se klubi bask ka refuzuar ofertën prej katër milionë eurosh të Zonjës së Vjetër, Marotta deklaron se bisedimet kanë ecur përpara.

“Ne gjithmonë e planifikojmë të ardhmen dhe i monitorojmë lojtarët, ku përfshihet edhe Llorente, të cilit i skadon kontrata”.

“Jemi në një stad të përparuar (të bisedimeve)”, ka thënë drejtori i Juves. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.