Bllokohet transferimi i Hysajt te Lazio

17:23 / 18.07.2013

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka bërë të ditur se negociatat për transferimin e shqiptarit, Elseid Hysaj, te Lazio, janë bllokuar për momentin.

Mediat italiane kanë raportuar sot në mëngjes se mbrojtësi i majtë 19-vjeçar do t’i bashkohet Lazios për 3 milionë euro, por ky transferim si duket ka stagnuar për momentin.

“Ne kemi pasur disa bisedime me Lazion në lidhje me Elseid Hysajn. Hera e fundit që kontaktuam ishte para dy apo tri javëve kur u takuam me shefin e Lazios, Claudio Lotiton. Fatkeqësisht, marrëveshja është bllokuar”, deklaroi presidenti Corsi. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.