Bojan mund të rikthehet te Barca

13:08 / 30.12.2012

Sulmuesi i Milanit, Bojan Krkic, mund të rikthehet te Barcelona në vitin 2013, gjithnjë sipas babait të futbollistit.

Sulmuesi iu shit Romës për 12 milionë euro dhe më pas u huazua te Milani për këtë sezon. Ai ka dështuar të tregojë formën më të mirë dhe duket se Barca do ta shfrytëzojë opsionin për ta kthyer atë.

“Ai është në një situatë të privilegjuar sepse ai u takon dy eipeve prej më të mëdha në botë. Por, nuk mund të përjashtoj një rikthim të tij te Barcelona”, ka thënë babai i sulmuesit.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.