Brazili tepër i fortë për Irakun (Video)
Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore prej 6-0 në një ndeshje miqësore kundër Irakut.Oscar shënoi dy golat e pjesës së parë, pas asistimeve të Neymar (22’) dhe Kaka (27’).
Në fillim të pjesës së dytë (48’), Kaka tregoi prezencën e tij në përfaqësuese pas dy vitesh mungese duke shënuar golin e tretë.
Goli i katërt i takoi Hulk (56’), i pesti Neymarit (76’) dhe i gjashti Lucasit (80’). /Telegrafi/
Brazil 6-0 Iraq footyroom.com by footyroom