Brnovic: Anglia s’ka asgjë për t’iu frikësuar

9:52 / 27.03.2013

Trajneri i Malit të Zi, Branko Brnovic, ka tallur rivalin e tij anglez, Roy Hodgson, pasi ka kaluar tre ndeshje si i pamposhtur ndaj Anglisë.

“Ne kemi pasur mjaft fat që kemi luajtur ndaj Anglisë tre herë dhe nuk jemi mposhtur. Të luash kundër tyre dhe të luftosh për vendin e parë është diçka që shumë njerëz nuk e kanë pritur”.

“Në fund të pjesës së parë u thash qartë lojtarëve të mi se te kundërshtari nuk kishte asgjë për të cilën ata duhet të frikësohen. Në fakt ne e merituam të fitonim”, ka thënë Brnovic. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.