Bufon: Juve, tashmë një konkurrent evropian

12:49 / 5.12.2012

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, mendon se Bianconerët tashmë kanë dëshmuar se ata janë të aftë për të luftuar në nivel evropian.

Juve sonte do të përballet me Shakhtar Donetsk në ndeshjen e fundit të fazës grupore, dhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të kaluar në fazën e mëtejme eliminatore.

“Gjatë katër ose pesë muajve, në të cilat ne kemi luajtur edhe në Serie A edhe në Ligën e Kampionëve, mendoj se mund të themi me plot siguri se procesi i zhvillimit të Juventusit ka qenë i konsoliduar”.

“Pavarësisht se si do të shkojnë gjërat [sonte kundër Shakhtar] mendoj se ne kemi bërë një grup të fuqishëm dhe duke fituar ndeshjet ne kemi treguar se ky ekip ka gjithçka që nevojitet për të nxitur frikë te kundërshtarët”.

“Përveç rezultateve, që sigurisht janë fundamentale për ne, Juve jep përshtypjen se është rikthyer në të qenit konkurrues në nivel evropian”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.