Busquets: Do të fitojmë për Vilanovan

17:14 / 22.12.2012

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se ata duan ta fitojnë ndeshjen e radhës kundër Valladolidit për trajnerin e tyre, Tito Vilanova.

“Tito është trajneri kryesor, ai është përgjegjësi për gjithçka. Ne do të bëjmë gjithçka që t’ia lehtësojmë punën Jordi Rouras, edhe pse ai është i aftë ta udhëheqë skuadrën”.

“Këto tri pikë kanë shumë rëndësi për ne si ekip dhe veçanërisht për Titon. Ne duhet të fitojmë për të, sepse nuk ka tjetër alternativë”, ka thënë Busquets para ndeshjes. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.