Butragueno: Reali do ta kalojë Unitedin

14:16 / 20.12.2012
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka thënë se Manchester Unitedi është një nga klubet më prestigjioze në botë.

Los Blancos do të kenë për kundërshtar Djajtë e Kuq në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa spanjolli legjendar është i bindur se skuadra e tij do të kalojë në çerekfinale.

“Mendoj se tifozët do të jenë shumë të lumtur për këtë përballje, sepse është shumë atraktive, një përvojë drithëruese për të gjithë”.

“Manchester Unitedi nuk është vetëm një skuadër e shkëlqyer, por një organizatë e madhe dhe një nga klubet më prestigjioze në botë”.

“E dimë se do të jetë vështirë, do të jetë një duel mjaft i përafërt... Ata kanë top-lojtarë, por ne jemi Real Madridi dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, ndërsa unë mendoj se ne do të ngritemi mbi këtë moment dhe kuptohet, unë jam i bindur në shanset tona për kualifikim”, citon Sky Sports fjalët e Butraguenos. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Emilio Butragueno, Foto: Getty Images
Emilio Butragueno, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, tÃ...
Ekonomi
16:13 / 21.05.2013

Memorandum për stabilitet financiar

Është nënshkruar të martën Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e stabilitetit financiar në KosovÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.